Krasniqi: Rezoluta do ta legjitimonte Presidentin Thaçi për të negociuar me Serbinë

Aktuale

Krasniqi: Rezoluta do ta legjitimonte Presidentin Thaçi për të negociuar me Serbinë

Nga: N.SH Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 15:14
Kuvendi i Kosovës

Politologu dhe Opinionisti Faik Krasniqi, pohon se, është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që e sanksionon çdo zyrtar të lartë të shtetit të negocioj me shtetin tjetër për territorin e shtetit.

Image
Faik Krasniqi

“Miratimi i një Rezolute do të ishte puç ndaj Kushtetutës së vendit. Prandaj është i panevojshëm miratimi i një rezolute për t'ia parandaluar Presidentit që të negocioj me Serbinë. Në rast se Presidenti Thaçi negocion për territorin e Kosovës, atëherë Kushtetuta përveç që e rrezon çdo lloj marrëveshje të dëmshme që tenton të arrij me Serbinë, ai ndiqet edhe penalisht për një gjë të tillë, me akuzën e tradhtisë së lartë kombëtare. Këto lloj Rezoluta nga partitë e pozitës dhe opozitës, veçse sa do ta legjitimonin Presidentin Thaçi për të negociuar me Serbinë”, përfundon Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, ideja e presidentit Thaçi ishte kundërshtuar ashpër nga Gjermania, mirëpo siç kishte thënë vetë Thaçi, ajo kishte marrë përkrahjen e Amerikës dhe vendeve të tjera si Franca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat