Kjo ishte përgjigjja e Vuçiqit kur pytet për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Aktuale

Kjo ishte përgjigjja e Vuçiqit kur pytet për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 21:30
Aleksander Vuçiç

Sot është zhvilluar takimi i radhës mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Pas përfundimit të takimit, Vuçiç është pyetur për çshtje të ndryshme.

Njëra ndër pyetjet e tjera që iu shtrua Vuçiqit ishte edhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është marrë me kriminelët e vetë të luftës, por ka shtuar se Kosova nuk po bën diçka të tillë.

“Ka shumë njerëz që janë dënuar për krime lufte, por asnjë nga Prishtina dhe ka shumë kriminelë lufte nga Prishtina, që kanë dhunuar serbë e kanë vrarë, kanë bërë transportim organesh organe në Tropojë e Kukës. Serbia u mor me kriminelët e luftës dhe ne do të merremi gjithmonë me kriminelët e luftës, por pala tjetër asnjëherë nuk e bëri këtë”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat