Hoti: Thaçi duhet të ndalet

Aktuale

Hoti: Thaçi duhet të ndalet

Nga: N.H Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 11:07
Avdullah Hoti

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se askush nuk ka mandat të dialogojë për territorin e Kosovës, ndërkaq, sipas tij, Thaçi nuk ka mandat as të zhvilloje dialog me Serbinë.

Hotit potencon se presidenti i vendit duhet të ndalet nga Kuvendi i Kosovës ose nga qytetarët kundër këtyre skemave për të minuar shtetësinë e Kosovës.

Shefi i GP-së LDK-së thekson se skena politike duhet të jetë e unifikuar në veprime, e jo vetëm në deklarime, për ta ndalur Thaçin të hyjë në pazare për Kosovën.

Ja shkrimi i plotë:

Askush nuk ka mandat te dialogoje per territorin e Kosoves, nderkaq Thaci nuk ka mandat as te zhvilloje dialog me Serbinë. Ai duhet te ndalet nga Kuvendi ose nga qytetaret kunder ketyre skemave per te minuar shtetësinë e Kosovës.

Nje kryeminister i dobet politikisht, qe merret vetem me pune te brendshme per interesa te ngushta politike dhe me popullizem te demshem per stabilitetin ekonomik dhe social te vendit, e ka sjelle Kosoven ne poziten me te keqe ne marredheniet me jashte ne dhjete vite si shtet i pavarur.

Skena politike duhet te jete e unifikuar ne veprime, e jo vetem ne deklarime, per ta ndalur Thacin te hyje ne pazare per Kosoven. Opozita sot eshte e unifkiuar ne veprime. AAK dhe Nisma duhet te tregojne vendosmeri per ta ndalur Thacin permes Kuvendit duke e mbeshtetur rezoluten e opozites. Ndryshe qytetaret do ta ndalin ate permes shprehjes se refuzimit masiv, por atehere AAK dhe Nisma do te bartin pergjegjesine para qytetareve njesoj sikurse PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat