Mbi 1 mijë e 500 fitues për rimbursim nga kuponët fiskalë

Aktuale

Mbi 1 mijë e 500 fitues për rimbursim nga kuponët fiskalë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2018.

Janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,795.

“Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskalë së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 12 nëntor deri më datën 16 nëntor 2018, nga ora 08:00, deri në orën 16:00.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat