Djali i aktivistit të vrarë të LDK-së kërkon korrigjim të Fjalorit Enciklopedik

Aktuale

Djali i aktivistit të vrarë të LDK-së kërkon korrigjim të Fjalorit Enciklopedik

Nga: D.RR Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:45
Shkëmb Manaj

Shkëmb Manaj, djali i të vrarit politik pas lufte që ishte aktivist i shquar i LDK, Shaban Manaj, ka bërë të ditur sor se ka dorëzuar një kërkesë me shkrim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për korrigjimin e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës.

Ai thotë se në këtë Fjalor Enciklopedik nuk janë të përfshirë shumë heronjë të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot e kam dorëzuar një kërkesë me shkrim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për korrigjimin e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës !

Në këtë Fjalor Enciklopedik nuk janë përfshirë shumë heronjë të Kosovës, veprimtar të shquar të lëvizjeve për çlirimin e Kosovës, sidomos të Lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të udhëhequr nga Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova si dhe luftetarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat