Shovinisti Daçiç, sapo arriti t’ia grabisë edhe një njohje Kosovës

Aktuale

Shovinisti Daçiç, sapo arriti t’ia grabisë edhe një njohje Kosovës

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 19:14
Ivica Daçiç, Suef Mohamed-El-amin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Bashkimi i Komorave, Suef Mohamed-El-amin, nga ku edhe kanë prezantuar dokumentin për tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas Daçiçit, ky është shteti i dhjetë që e tërheqë njohjen e Kosovës.

Për këtë çështje kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, ka thënë se Daçiçi po lobon për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, pyet se si mund të shpresohet te Serbia, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Kurtit:

SHOVINISTI DAÇIÇ PO LOBON PËR TERHEQJEN E NJOHJEVE TË SHTETIT TË KOSOVËS. SAPO KA ARRITUR TI GRABISË NJË NJOHJE TJETËR VENDIT TONË.

SI MUNDET ENDE TË SHPRESOHET TEK SERBIA DHE "VULLNETI I SAJ KINSE EUROPIAN" E CILA PO MINON ÇDO PËRPJEKJE EKZISTENCIALE TË KOSOVËS?!

GJATË KËSAJ KOHE ÇFARË PO BËJNË QEVERITARËT TANË?!

A MUNDET QË SHTETI TË MBAHET VETËM ME DEKLARATA PREMTUESE PËR VIZAT, NDËRKOHË QË SHTETI PO JU THËRRMOHET NËN KËMBË?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat