Ish-ushtari i UÇPMB-së “godet” Thaçin e Hazirin: Ne nuk e bashkuam Preshevën as me gjak e armë e ju…

Aktuale

Ish-ushtari i UÇPMB-së “godet” Thaçin e Hazirin: Ne nuk e bashkuam Preshevën as me gjak e armë e ju…

Nga: A.ZH Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 19:17
Lutfi Haziri, Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka “goditur” presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, për deklaratat e tij se do të bashkojë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin me Kosovën.

Ish-ushtari i UÇPMB-së, një një tubim të mbajtur ditë më parë në Kosovë, i ka quajtur demoagogë presidentin Thaçi dhe kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, të cilët sipas tij, po duan bashkimin e Kosovës Lindore përmes “letrave”, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se si me gjithë armatimin dhe gjakun e derdhur në vitin 2000, nuk u bashkuan këto komuna me Kosovën, ndërsa Thaçi e Haziri, po e bëjnë kaq të lehtë çështjen e bashkimit.

“Jam një prej gjimanizstëve të paktë të vitit 2000, që kam marr pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc  (UÇPMB). Mund t’ua them me sinqeritetin më të madh, nëse ne në atë kohë, që në fillim dhe gjerë në përfundim të luftës, me gjithë atë gjak dhe me gjithë atë armatim, nuk arritëm ta bashkojmë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, t’i sjellim në Kosovë, si ka mundësi që një politikan i rangut të tillë, siç është Hashim Thaçi apo Lutfi Haziri, ta bijnë me letra një bashkim aq të lehtë?! Për mua është demagogji “, ka thënë veterani i UÇPMB-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat