Publikohet biseda: Gjenerali gjerman ia kishte tërhequr vërejtjen Kushnerit: Thaçi po të shfrytëzon e kërcënon!

Aktuale

Publikohet biseda: Gjenerali gjerman ia kishte tërhequr vërejtjen Kushnerit: Thaçi po të shfrytëzon e kërcënon!

Nga: A.ZH Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 19:43
Hashim Thaçi dhe Bernard Kushner

Publicisti Xhevat Rexhaj, ka publikuar një deklaratë të  gjeneralit gjerman Klaus Rheinhard, i cili kishte kërkuar ish-ministrit të Jashtëm  francez që të mos bashkëpunonte në KPM me tashmë presidentin  e Kosovës Hashim Thaçi.

Por, sipas tij, ishte ish-ministri i jashtëm francez Bernard Kushner, ai që e lejonte Thaçin të bënte “lojëra të trishta”.

Në librin e tij, gjenerali i KFOR-it Klaus Rheinhard, e kishte quajtur njeri mizerabël dhe të papërshtatshëm Hashim Thaçin, duke thënë se ai po luante me kartën e vet.

Ai në libër ka treguar se si i kishte thënë Kushnerit që Thaçi po e përdorte atë, duke e shfrytëzuar e madje edhe duke e kërcënuar, përcjell Bota sot.

“Kisha bindjen dhe njohuritë se Thaçi e përdorte z. Kushner për vete, dhe ligësia e z. Kushner karshi Thaçi ishte gabim fatal. Ishte Thaçi që e kishte bllokuar procesin e përmirësimit të situatës, dhe ishte Thaçi që bllokonte KPM-në. Unë isha i mendimit se ne duhej të vazhdonim punën pa Thaçin, ngase kur ai te jetë i vetmuar do afrohej vet, duke u frigue se proceset megjithatë pozitive do merren edhe pa të……”, kishte shkruar gjenerali gjerman në librin e tij.

Postimi i plotë i Xhevat Rexhajt, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Derisa gjenerali gjerman Klaus Rheinhard kerkonte mos te ketë fare bashkepunim në KPM me Thaqin, ishte Bernard Kuschner ai që Thaqin e lejonte të bëjë lojëra të trishta.

Gjenerali i KFOR it në Kosovë Klaus Rheinhard në librin e tij: KFOR FA për paqe, faqe 256, 12 dhjetor 1999.

Pas gjithë asaj paraqitje mizerable nga Hashim Thaçi, ai pas disa ditesh kishte vizitue z. B. Kushner për ti tregue se ai nuk do jete pjese e KPM!

Ky njeri vërtet ashtë i papërshtatshëm, njeri me të cilin ne nuk do duhej të bashkëpunonim, por megjithate nuk mund ta anashkalojmë. Ai e din kete andaj luan me karten e vet. Kushneri megjithate ( pa miratimin tim ) mendon se duhet ta ofroi perseri Thaçin. Une i sygjeroi rreptë te jete i kujdesshem sepse Thaçi po te keqperdor dhe shfrytezon edhe duke te kercnuar.

Kisha bindjen dhe njohurit se Thaçi e perdorte z. Kushner per vete, dhe ligesia e z. Kushner karshi Thaçi ishte gabim fatal.

Ishte Thaçi që e kishte bllokuar procesin e permiresimit te situatës, dhe ishte Thaçi që bllokonte KPM-në.

Une isha i mendimit se ne duhej të vazhdonim punen pa Thaçin, ngase kur ai te jete i vetmuar do afrohej vet, duke u frigue se proceset megjitahte pozitive do merren edhe pa te……

Përktheu e përshtati: Xhevat Rexhaj

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat