Osmani thotë se dialogu po dëmton procesin e njohjeve

Aktuale

Osmani thotë se dialogu po dëmton procesin e njohjeve

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 21:47
Vjosa Osmani

Takimi i së enjtes në Bruksel mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi, atij serb Aleksandar Vuciq me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit doli pa rezultat. Të paktën kështu u tha nga dy krerët e shteteve, Thaçit e Vuciqit.

Por, në Kosovë ndryshe po e sheh këtë takim, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani.

Për të, Thaci e Vuciqi edhe njëherë, nuk po tregojnë transparencë.

 “Presidenti mbrëmë nuk tha asgjë, ata me siguri kanë folur për cështje substanciale por po e mbajnë të fshehtë, duhet ta dijë Thaci dhe Brukseli që cfarëdo marrëveshje nuk do të gjej zbatim në Kosovë”

Për Osmanin, procesi i dialogut po ndikon direkt në diplomacinë vendore dhe më saktësisht procesin e njohjeve.

“ Procesi i dialogut e ka dëmtuar procesin e njohjeve, sepse shtetet po mendojnë që Kosova e Serbia po bisedojnë për statusin e Kosovës dhe për njohje duhet pritur deri në përfundim të dialogut”. 

Në një kohë kur po diskutohet fushata e Serbisë që shtetet që tashmë kanë njohur shtetin e Kosovës t’i tërheqin ato, Osmani thotë se presidenti i Kosovës dhe kryediplomati Kosovar, Behgjet Pacolli po i kontribojnë kësaj fushate.

“Po punohet kundër sepse presidenti dhe kryediplomati po hapin diskutimin mbi statusin e Kosovës dhe automatikisht vendet e botës rishqyrtojnë qëndrimin karshi…”.

Ndërkohë, gjatë ditës kryeministri I vendit është pyetur në lidhje tërheqjen e njohjeve, por ai nuk ka dashur të deklarohet për këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat