E konfirmon miku i Stanishiqit dhe Millosheviqit: Do të ndodhë korrigjimi i kufijve me Serbinë

Aktuale

E konfirmon miku i Stanishiqit dhe Millosheviqit: Do të ndodhë korrigjimi i kufijve me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:32
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, i njohur si mik i ngushtë i Ivica Stanishiqit dhe njeriu që gjithmonë i ka shkuar presidentit Hashim Thaçi mbrapa, i quajtur edhe zëdhënës i tij,  madje njëri prej ideatorëve të korrigjimit të kufijve me Serbinë, e ka konfirmuar se do të ndodh një gjë e tillë.

“E kam ditur që do të ndodhë demarkimi me Serbinë, pas demarkimit me Malin e Zi. Po t’i shikoni gjërat që i kam shkruar, edhe kur e kam pasur polemikën me drejtoreshën e gazetës ‘Politika’ dhe me kryetaren e gazetarëve të Serbisë, kam thënë se demarkimi me Serbinë do të ketë korrigjim kufijsh. Për ata të cilët kanë sens politik të ngjarjeve, nuk flasin me emocione, nuk janë hipokritë… Unë kam vendosur një kriter të së ardhmes. Dhe të tjerët të cilët kanë vendosur kriter emocional, ndoshta edhe në mungesë të dijes, ose që kanë pasur armiqësi me emra të përveçëm, realisht i kanë bërë dëm opinionit publik”, ka thënë Haxhiu gjatë një interviste.

Baton Haxhiu, gazetar dhe publicist, mik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe i afërt me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, marrëveshjet Kosovë-Serbi për shkëmbimin e territoreve janë për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai javë më parë është shprehur qartë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

“Korrigjimi i kufijve, pra, është një formulë që ofron pajtimin e palëve në negocim për shkak të marrjes së Preshevës dhe dhënies të një pjese minore të Veriut (assesi Veriun e Kosovës në tërësi), por edhe aprovimin e forcave krurciale politike si SHBA-ja dhe Rusia. Në këtë kuptim, një proces i tillë është konceptuar si mbyllje e kontesteve bilaterale Kosovë-Serbi që siguron pranimin përfundimtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe involvimin në mekanizmat kryesorë ndërkombëtarë. Sidoqoftë, një proces i tillë është ende në diskutim e sipër dhe epilogu i tij nuk mund të parashikohet nga kjo pozitë”, kishte deklaruar Haxhiu për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Baton Haxhiu, ndryshe është i njohur edhe si njeriu i UDB-së në Kosovë.

Për Haxhiun dhe Thaçin, nuk ka mbetur kush pa shkruar dhe treguar për të kaluarën e tyre.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një shkrimi në Facebook, pati shkruar se, mund të jenë edhe kriminelë.

“Një bashkëpunues i serbëve kohë më parë, e tash bashkëpunues me një tradhtar shqiptar si Hashim Thaçi, nuk pritet gjë më mirë nga një mbeturinë si Baton Haxhiu. Ideja e tij përkrahëse e Thaçit për shkëmbime territoresh, tregon më së miri faktin se këta të dy kanë lidhje të ngushta, e ndoshta që janë edhe kriminelë. Fundërrina si ky e disa të tjerë, nuk e meritojnë ta shkelin tokën e shenjtë të shqiptarëve”, kishte deklaruar Gazmend Islami.

E për kontributin e dhënë, presidenti Hashim Thaçi e kishte dekoruar me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”, Baton Haxhiun.

Por nuk duhet harruar se, Baton Haxhiu, ka qenë koordinator i shefit të UDB-së serbe, Ivica Stanishiqit, dora e djathtë e diktatorit Sllobodan Millosheviç.

Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Millosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun, udhëheqës në TV ‘Klan Kosova’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat