Berisha: Kosova nuk ka pse të bëhet zemërgjerë më Serbinë

Aktuale

Berisha: Kosova nuk ka pse të bëhet zemërgjerë më Serbinë

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 10:18
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë se Serbia po e shfrytëzon  dialogun si instrument te kontestimit te shtetit te Kosovës dhe pengimin e saj si ne rrafshin e brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar.

Po ashtu, ai ka shkruar “Kosova, duhet të jetë kërkuese dhe e prerë në dialog për të mos lejuar në asnjë pikë të tij të bëj lëshime ‘internacionaliste’ ngase nuk ka pse të bëhet zemërgjerë; në anën tjetër masat që duhet të marr qeveria duhet të jenë reciprocitet i plotë në raport me Serbinë por edhe vendet tjera të rajonit”.

Postimi i plotë:

Dialogu me Serbinë si një shtet fqinjë eshte treguar si nje domosdoshmeri fale edhe kontekstit rajonal ne perspektiven integruese.

Rrjedhimisht produkti i dialogut do te duhej te jete interesi i perbashket integrues i Serbise dhe Kosoves.

Ne vend te kesaj rrjedhe, Serbia shfrytezoi dialogun si instrument te kontestimit te shtetit te Kosoves dhe pengimin e saj si ne rrafshin e brendshem ashtu edhe nderkombetar.

Ne anen tjeter, Kosova ne vend te qasjes perendimore te organizimit te brendshem e te jashtem, zgjodhi politiken internacionaliste komuniste te kombinuar me politiken neoosmane duke e prure veten ne nje situate te rende.

Kosova, duhet te jete kerkuese dhe e prere ne dialog per te mos lejuar ne asnje pike te tij te bej leshime ‘internacionaliste’ ngase nuk ka pse te behet zemergjere; ne anen tjeter masat qe duhet te marr qeveria duhet te jene reciprocitet i plote ne raport me Serbine por edhe vendet tjera te rajonit.

Ne procesin e liberalizimit, ne vend te parullave antieurope duhet pasur kujdes ne pamundesine tone per te ndikuar me nje gjuhe te tille te tejkaluar ne fjalorin europian, por ne duhet te vazhdojme perpjekjet permes argumintimit t’i bindim qe te na pranojne ne familjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat