Alarmon Isa Mustafa: Kosova ndodhet në gjendje të rrezikshme

Aktuale

Alarmon Isa Mustafa: Kosova ndodhet në gjendje të rrezikshme

Nga: N.Sh Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se Kosova ndodhet në nj gjendje të rrezikshme.

E për të dalë nga kjo situatë, Mustafa thotë se duhet me pas forcë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kreu u LDK-së, ka përmendur disa arsye pse Kosova gjendet në këtë gjendje rreziku.

“Nga mungesa e besimit ndërmjet forcave politike në njëra tjetrën për tu ballafaquar bashkërisht kundrejt synimeve të Serbisë dhe aleatëve të saj për ta zhbërë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, për ta ndarë Kosovën dhe ajo që mbetet t’i bashkëngjitet Shqipërisë. Nga pasojat e kauzave të rrejshme, popullizmit dhe protagonizmit, çmimin e të cilave po e paguajnë, jo akterët por, qytetarët e Kosovës. E që të gjitha këto na sollën në këtë gjendje të mjerueshme ku jemi, në izolim ndërkombëtar, në shtet të korruptuar, në humbjen e besimit të rinisë për të ardhmen e tyre, pa marrë parasysh kush çfarë pozite mban aktualisht”, shkruan ndër tjera kreu i LDK-së.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Isa Mustafës:

Qytetarë të nderuar

Dua të ndaj me juve preokupimin dhe bindjen time se Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme,

- Nga dialogu i pa bashkërenditur, pa platformë dhe pa legjitimitet demokratik dhe kushtetues;

- Insistimi ndërkombëtar dhe i institucioneve më të larta të vendit për dialog për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, thua se gjatë këtyre viteve nuk është dialoguar apo është dialoguar kot, pa e bërë të qartë se si do të dukej Kosova pas kësaj marrëveshjeje;

- Nga sfidat për liberalizim të vizave, të formimit të ushtrisë; të implementimit të MSA-së; të agjendës së reformave evropiane; të anëtarësimit në Interpol me një qeveri që nuk përfaqëson shumicën, por që ka 7 apo 8 ministra me aktakuza;

- Nga Parlamenti që nuk funksionon në detyrën e tij themelore por është shndërruar në teatër të shfaqjeve të nivelit të ulët etik e gjuhësor;

- Nga mungesa e besimit ndërmjet forcave politike në njëra tjetrën për tu ballafaquar bashkërisht kundrejt synimeve të Serbisë dhe aleatëve të saj për ta zhbërë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, për ta ndarë Kosovën dhe ajo që mbetet t’i bashkëngjitet Shqipërisë;

- Nga pasojat e kauzave të rrejshme, popullizmit dhe protagonizmit, çmimin e të cilave po e paguajnë, jo akterët por, qytetarët e Kosovës. E që të gjitha këto na sollën në këtë gjendje të mjerueshme ku jemi, në izolim ndërkombëtar, në shtet të korruptuar, në humbjen e besimit të rinisë për të ardhmen e tyre, pa marrë parasysh kush çfarë pozite mban aktualisht.

Ne duhet të gjejmë forcë për të dalë nga kjo situatë shumë e rrezikshme për vendin. Një forcë e cila bazohet në mendje dhe veprime racionale; në logjikën shtetërore. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat