Haki Abazi zbulon formulën e Stanishiqëve për bashkimin me Shqipërinë

Aktuale

Haki Abazi zbulon formulën e Stanishiqëve për bashkimin me Shqipërinë

Nga: N.Sh Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 15:17
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi ka folur për “formulën e Stanishiqëe” rreth bashkimit me Shqipërinë.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, ky bashkim sipas Stanishiqëve është realizim i ëndrres së vrasësve të Bajram Currit dhe Shaban Polluzhës si dhe gjithë atyre që vranë patriotët e viteve të 90-ta për të ardhë në pushtet kjo klasë politike.

Ai thotë qëllimi i Stanishiqëve është me dal në detin e Shqipërisë dhe me kthy Kosovën në vend të fantazmave.

Sipas tij, arsyeja e kërkimit të liberalizimit është që të zvogëlohet numri i votuesve që janë të pakënaqur, në të kundër Abazi shton se e kishin zvogëlu krimin dhe korrupsionin.

Më poshtë shkrimi i Haki Abazi pa ndërhyrje të redaksisë:

Bashkimi- farsa taktike e fundit

Ne parim bashkimi me Shqiperine sipas formules se Stanishiqeve eshte realizim i endrrres se vraseve te Bajram Currit e Shaban Polluzhes dhe atyre qe vrane patriotet e 90ve per te ardhe ne pushtet kjo kalse politike e qelbur qe ka miratuar gjyakten speciale dhe tani po e shktroon shtetin per gjykaten speciale.

Sipas ketyre planeve te shitesve e pazargjinjeve ne nje bashkim i tille jo qe nuk do te kete Kosove por as Shqiperi. Qellimi i Stanishiqieve eshte me dale ne detin e Shqiperise e me kthy Kosoven ne vend te lugetereve dhe fantazmave. Aresyeja e vetem pse po kerkojne leberzlizim eshte qe te zvoglohet numri i votve kunser tyre. Nese do ta kishin hallin e qytetareve e kishin zvoglu krimin dhe korrupcionin e hajnine masive. Ata i duan te rinjet jashte Kosoves.

Deri dje mashtrimin donin ta mbeshtjellnin duke shpallur tradhetare ata qe nuk blenin teorine Bashkimit te Lugines se Presheves. Tani qe eshte e qarte qe ai ishte nje blof qe nuk e bleu askush, kane filluar me blofin tjeter kinse pas korrigjimit po u bejka bashkimi me Shqiperine.E te gjithe ata qe nuk duan korrigjim qenkan kuder Bashkimit. E dijme mire kush do bashkim ne kete vend, nuk ka nevoje nje grumbull analfabetesh te tregojne rrugen drejt bashkimit. Kaq analfabet jane qe as genjeshtrat e blofet e tyre nuk i kuptojne.

Kaq jane:

Sot per nje vrasje te nje extremisti, radikal terrorist ne Shqiperi behet zhurme e perplaset shteti ne gjithe jugun e Shqiperise ndersa 171 Shqiptare te vrare ne Greqi perfshire edhe nje 14 vjecare qe eshte vrare nga forcat policore vetem pse ka ikur nga ora e e mesimit nuk eshte permenduar asnje fjale e vetme. 171 Shqiptare te vrare ne Greqi dhe askush nuk guxon qofte edhe nje nje kenge Shqipe me kendu ne vend publik ne cilindo cep te Greqise. Nje shtet qe droezohet para nje te korruptuari si Sajmir Tahiri, lejon qe te sfidohet nga nje terrorist dhe nukkerkon ne asnje rast te vetem drejtesine per 171 qytetaret e vet te vrare ne Greqi nuk eshte se jep shprese se eshte shtet per qytetarin.

ne anen tjeter te gardhit me therra:

10 vite genjeshtera per njohje, 20 vite izolim total, pa punesia me larte ne rajon, varferia me larta ne evrope, korrupcioni dhe krimi me larte ne Evrope, politikanet me te pasur ne Evrope, 20 vite nuk kane qene ne gjendje me hap nje ure ne Mitrovice - e keta po bejkan bashkimin me Shqiperine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat