Tash mund të rrëzohet Qeveria, Opozita i ka votat e Listës Srpska

Aktuale

Tash mund të rrëzohet Qeveria, Opozita i ka votat e Listës Srpska

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 15:28
Qeveria PANA-Lista serbe

Prej tash e tutje, LDK, VV e PSD i kanë numrat për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Dhjetë deputetët e Listës Srpska kanë ofruar votat e tyre për ta dërguar Ramush Haradinajn në shtëpi. Edhe Qeveria e Isa Mustafës ishte rrëzuar edhe me votat e deputetëve serbë.

Lista Serbe në krye me Sasha Milosavljevic, ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata janë Miljana Nikoliq, Zoran Mojsiloviç, Jasmina Zivkoviç, Jelena Bontiç, Verica Ceraniç, Igor Simiç, Slavko Simiç, Srdjan Mitroviç dhe Adem Hoxha.

Në komunikatën e Listës Serbe, ku flitet se do të mbështesë përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë, ndër të tjera thuhet edhe se “serbët e Kosovës nuk mund dhe nuk duan të jenë peng i përfaqësuesve të papërgjegjshëm shqiptarë dhe luftës demagogjike dhe kapriçioze për mbijetesën e tyre politike”. 

Deri tani partitë opozitare i kanë pasur vetëm 58 vota të pa mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, por kanë deklaruar se për rrëzimin e Qeverisë do t'i mjaftonin katër vota të çfarëdo partie në Kuvend, pa e përjashtuar edhe Listën Serbe. 

“Pesëdhjeteshtatë vota i ka opozita për me e rrëzu Qeverinë, na duhan edhe katër vota. Nuk e shikojmë se kush janë ata. Do të ishte hipokrizi prej opozitës me seleksionu se votat e kujt janë ato”, kishte thënë Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat