Kërkohet arrestimi i Hashim Thaçit nga qeveria Haradinaj

Aktuale

Kërkohet arrestimi i Hashim Thaçit nga qeveria Haradinaj

Nga: D.RR Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi

“Një njeri që dihet publikisht dhe zyrtarisht që ka qenë informator dhe bashkëpunëtor i një shërbimi të huaj sekret, nuk mundet të ushtroj funksion politik apo ekzekutiv”. Kështu ka shkruar ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai bën thirrje se qeveria nuk duhet rrëzuar, të paktën deri sa të arrestohet presidenti Thaçi pikërisht nga kjo qeveri.

Postimi i plotë:

Një njeri që dihet publikisht dhe zyrtarisht që ka qenë informator dhe bashkëpunëtor i një shërbimi të huaj sekret, nuk mundet të ushtroj funksion politik apo ekzekutiv (kështu së paku është në të gjitha shtetet demokratike të botes). Në ketë moment opozita VV dhe LDK edhe po të kërkojë lista serbe bashkë me ta 7 deputet të PDK me rrëzu qeverinë, nuk duhet rrëzuar, por qeveria e Ramush Haradinajt ta arrestojë kryetarin e ashtu quajtur të Kosovës, Hashim Thaçin për akuza tradhti ndaj vendit dhe përfshirja në shumë vrasje konspiracione dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar dhe sidomos bashkëpunimet me shërbimet sekrete armiqësore ndaj popullit dhe vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat