Vuçiq takon kancelaren Merkel në Paris, kjo është porosia e kancelares për Serbinë

Aktuale

Vuçiq takon kancelaren Merkel në Paris, kjo është porosia e kancelares për Serbinë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:33
Aleksander Vuçiq është takuar sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot paradite në Paris një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e ka informuar me rrjedhën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për  vendosjen e taksës prej 10 për qind për mallrat që futen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq në takim me kancelaren gjermane, duke ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka theksuar se “nuk e kupton kur dikush në mënyrë të papërgjegjshme shkel marrëveshjet e arritura, duke minuar kështu bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal”.

Mediat serbe nuk kanë cituar burime zyrtare nga takimi, por “Blici” serb, duke u thirrur në burime brenda takimit, shkruan se kancelarja Merkel ka thënë se ajo dëshiron të ndihmojë që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Pas takimit, presidenti serb nuk është prononcuar për media, por menjëherë ka shkuar në pallatin presidencial Elyse.

Vuçiç dhe Merkel u takuan në prag të ceremonisë në Paris, që shënon njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kurse takimi zgjati rreth një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat