Haradinaj i përgjigjet kujdesshëm Presidentit për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet kujdesshëm Presidentit për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 14:13
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi duhet ta respektojë Kushtetutën meqë pushtetet janë të ndara.

Këtë koment Haradinaj e ka dhënë kur është pyetur lidhur me paralajmërimet e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Qeveria nëse s’e ka shumicën duhet të ndërrohet.

“Janë pushtete të ndara, besoj që presidenti duhet ta respektojë këtë”, ka deklaruar shkurt Haradinaj.

Nga Parisi, Hashim Thaçi ka thënë se kush e ka shumicën vazhdon qeverisjen në Kosovë.

Reagimi i Presidentit, që është mbikëqyrës i funksionimit të institucioneve të Kosovës, erdhi pasi njoftimit të Listës Srpska se do të votojë pro rrëzimit të Qeverisë së Ramush Haradinajt.

“Duhet të konfirmojë edhe zyrtarisht a e ke shumicën a po nuk e ka. Nëse Qeveria aktuale konfirmon se e ka shumicën vazhdon punën, nëse nuk konfirmon shumicën shikohet mundësia e interpretimeve tjera që janë në përputhshmëri me Kushtetutën që ata që bëjnë shumicën vazhdojnë qeverisjen”, kishte thënë Presidenti.

Edhe të shtunën, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar një Qeveri tjetër pas konfirmimit të Listës Sprksa se do t’i japë votat për rrëzimin e Haradinajt. Ka thënë se nëse Qeveria humb funksionalitetin do të ketë një ristrukturim të partnerëve qeverisës – rrjedhimisht një qeveri tjetër.

Presidenti edhe më herët kishte kërcënuar Haradinajn me shkarkim pas përplasjes për temën e korrigjimit të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat