Liburn Aliu: Nuk bëjmë pazar me deputetët e Listës Serbe

Aktuale

Liburn Aliu: Nuk bëjmë pazar me deputetët e Listës Serbe

Nga: N.H Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:18
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se Lista Serbe është krijuar nga marrëveshja Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013 kur iu vunë themelet 'Zajednicës'.

Ai thotë se janë të vetmit që asokohe e kanë kundërshtuar ketë me vendosmëri.

Aliu thekson se VV-ja nuk ua kërkon nënshkrimet dhe nuk bën pazar me deputetët e Listës Serbe.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Lista Serbe është krijuar nga marrëveshja Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013 kur iu vunë themelet 'Zajednicës'. Jemi i vetmi subjekt që asokohe e kundërshtuam këtë me vendosmëri.

Listës Serbe i prinë Radojçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira kryeministri Haradinaj dhe Vuçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira presidenti Thaçi. Këta bashkë sundojnë dhe e zhvatin Kosovën.

Ne nuk ua kërkojmë nënshkrimet dhe nuk bëjmë pazar me deputetët e Listës Serbe. Ne duam rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të reja në Kosovë. Nëse kjo qeveri sundon e vjedh bashkë me Listën Serbe, pse nuk bën që asnjë votë e tyre të kontribuojë në rrëzimin e qeverisë?!

Ne nuk besojmë që Lista Serbe voton për rrëzimin e qeverisë aktuale. Në verën e vitit 2017, vetë Vuçiqi thoshte më mirë Haradinaj se Kurti. Veçse largimi i këtij regjimi që vjedh buxhetin e pasuritë e Kosovës së brendshmi dhe fal shtetësi e territor të republikës sonë së jashtmi, gjithsesi imponohet si prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat