Haradinaj kërkon nga Thaçi t’i respektojë pushtetet

Aktuale

Haradinaj kërkon nga Thaçi t’i respektojë pushtetet

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria dhe Presidenca janë pushtete të ndara dhe duhet të respektohen nga presidenti Thaçi.

Derisa dje presidenti Thaçi ka thënë se pas vendimit të Listës serbe për të dal nga institucionet, Qeveria duhet të konfirmojë se i ka numrat, Haradinaj ka thënë se presidenti Thaçi duhet t’i respektojë pushtetet e ndara.

Haradinaj: Presidenti duhet t’i respektojë pushtetet

“Janë pushtete të ndara, besoj presidenti duhet t’i respektojë po ashtu”, tha Haradinaj.

Ai këto komente i bëri pas ceremonisë me rastin e shënimit 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të organizuar në Prishtinë nga Ambasada Franceze dhe Gjermane, ku është pyetur edhe për vizitën e Pacollit në Francë.

Haradinaj: Nuk jam informuar për pjesëmarrjen e Pacollit në Francë 

"Jo, jo, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm është i detyrum me përfaqësu çdo ngjarje, se e ka me detyrë, por nuk kemi bisedu për ndonjë agjendë të caktume”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Lista Serbe ka kërkuar tërheqjen urgjente të taksës prej 10 për qind për produktet serbe të vendosur ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Ata vlerësojnë se këto masa më së shumti rrezikojnë mbijetesën e serbëve në Kosovë ndërsa rrisin çmimet e artikujve ushqimorë bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat