Vuçiq: Nuk kishte nevojë të flas me Thaçin

Aktuale

Vuçiq: Nuk kishte nevojë të flas me Thaçin

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:32
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk kishte nevojë të fliste me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Paris dhe se ata ishin parë disa ditë më parë në Bruksel, me vlerësimin "se nuk kishte ndonjë mbrëmje e madhe".

Vuçiq iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ku mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke përmendur mundësinë e takimit të tij me Thaçin me ndërmjetësimin e liderëve botërorë.

"Mendoj se nuk kishte nevojë për këtë. E takova në Bruksel dy ose tre net më parë, nuk ishte ndonjë mbrëmje të madhe. Nuk mund të jetë mbrëmje e madhe kur dikush ju vë taksa apo tarifa”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat