Veseli: Kosova ka thesare të qytetërimit që po i restaurojmë për turizëm kulturor

Aktuale

Veseli: Kosova ka thesare të qytetërimit që po i restaurojmë për turizëm kulturor

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:35
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot kalanë e Korishit në Prizren

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot kalanë e Korishit në Prizren për të parë nga afër gërmimet dhe restaurimet që po bëhen atje.

Veseli i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vlerësuar se toka e Kosovës përveç pasurive natyrore, ka edhe shumë thesare të qytetërimit.

“Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit, siç është kalaja e Korishit të cilën e vizitova sot bashkë me ministrin e Kulturës. Ne duhet ti zbulojmë e restaurojmë këto pasuri kulturore, për ti kthyer në qendra të turizmit kulturor”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat