‘Status quo e rrezikshme, por pajtimi me Serbinë nuk është i pamundur’

Aktuale

‘Status quo e rrezikshme, por pajtimi me Serbinë nuk është i pamundur’

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 23:30
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se procesi i pajtimit me Serbinë është i vështirë, por jo i pamundur.

Gjatë fjalimit në forumin e paqes në Paris, në margjina të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kreu i vendit tonë ka thënë se asnjë gjeneratë s’ka shpëtuar pa iu shmangur luftës, duke përfshirë edhe atë të fundit të shekullit 20.

Ai tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore me Serbinë, vetëm sa do ta promovojë paqen dhe sigurinë në rajon.

“Status quoja për Kosovën është e rrezikshme dhe nuk duhet pritur që konfliktet me Serbinë të priten edhe nga një gjeneratë. Kush nga ne, që jemi këtu, dëshiron të mendoj për pasojat afatgjate në rast se nuk arrijmë marrëveshje. Ndoshta luftëra, tragjedi dhe rritje të populizmit e të nacionalizmit. Konsideroj që nuk duhet të presim që të kalojë edhe një gjeneratë tjetër, pa arritur një marrëveshje historike, paqësore Kosovë -Serbi”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat