Thaçi në Paris flet për ushtrinë, konfirmon vendimin për themelimin e saj

Aktuale

Thaçi në Paris flet për ushtrinë, konfirmon vendimin për themelimin e saj

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dy ditë që është duke qëndruar në Francë.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Paris për ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, presidenti Thaçi ka zgjedhur të flas edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës,

Në një prononcim të tij për shtypin francez, ai ka konfirmuar se Kosova tashmë ka vendimin për ta krijuar ushtrinë e saj, derisa u ka bërë të ditur se edhe është takuar me Angela Merkel.

Sipas shtypit francez, përveç mos-pajtimeve të mëparshme mes Kosovës e Serbisë edhe krijimi i ushtrisë do të bëhet një tjetër mosmarrëveshje mes dy palëve.

AFP shkruan se ky vendim ka provokuar zemërimin nga pakica etnike serbe e Kosovës, si dhe nga Serbia.

NATO, e cila udhëheq një forcë ushtarake që garanton sigurinë e Kosovës ka shprehur gjithashtu rezerva serioze thekson media franceze,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat