Kryesia vendos për seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga Haradinaj

Aktuale

Kryesia vendos për seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga Haradinaj

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:25
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës nesër do të mban seancë të jashtzakonshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ku do të shqyrtohet pako e ligjeve që ndërlidhen drejtpërdrejt me agjendën e reformave evropiane.

Kështu tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.

Veseli: Agjendën time për liberalizim të vizave nuk do ta ndali pavarësisht zërave skeptik

“Ka të bëjë me një pako të ligjeve që ndërlidhen drejtpërdrejt me agjendën e reformave evropiane. Ju e dini prioritet i ynë edhe në Kuvendin e Kosovës mbetet çështja e liberalizimit të vizave. Agjendën time për avokim për liberalizim të vizave nuk do ta ndali pavarësisht zërave skeptik që janë shtuar kohëve të fundit, qytetarët tanë  e meritojnë lëvizjen e lirë drejt Bashkimit Evropian”, tha Veseli.

Ai njoftojë se nesër do të udhëton drejt Finlandës,  pastaj do ta kenë një takim në Belgjikë, në mënyrë që të mundohen t’i bindin edhe ato vende skeptike se procesi i liberalizmit të vizave duhet të ndodhë sepse është një e drejt e qytetarëve tonë dhe se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave. Veseli po ashtu tha se ka një skepticizëm te Franca por shpreson që do të reflektojë.

Ndërkohë, ka folur edhe për paralajmërimet e listës serbe, duke thënë se askush nuk do të ketë mundësi t’i shantazojë.

***

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme. Këtë e ka konfirmuar kryeparlamentar, Kadri Veseli pas përfundimit të Mbledhjes së Kryesisë. Veseli ka theksuar se seanca do të mbahet me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe se ka të bëjë me një pako të ligjeve që ndërlidhen pikërisht me Agjendën e Reformave Evropiane.

“Prioritet i yni mbetet çështja e liberalizimit të vizave, agjendën tonë për liberalizim të vizave nuk do ta ndalim, pavarësisht zërave që janë shtuar kohën e fundit. Nesër do të udhëtoj drejt Finlandës , kur të kthehem do të kemi edhe një takim në Bruksel dhe në Belgjikë, në mënyrë që të bindim edhe vendet që janë skeptike që liberalizimi është një e drejtë e qytetarëve tanë, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që lidhen me liberalizimin e vizave. Presim vendimmarrje pozitive që qytetarët të lëvizin drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Veseli.

Ndryshe për çështjen e liberalizimit të vizave, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë sot edhe një takim me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ministrin e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, me fillim nga ora 13:00.

***

Kryesia e  Kuvendit po mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare, kupo shqyrton kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat