Ish-ambasadori i Kosovës: Kosovës dhe Serbisë nuk i duhet marrëveshja tokë për paqe!

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës: Kosovës dhe Serbisë nuk i duhet marrëveshja tokë për paqe!

Nga: N.Sh Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:29
Harta e Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci thotë se, Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë, e cila sigurinë marrëdhënie të qëndrueshme të fqinjësisë së mirë.

Ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë me funksionalitet të brendshëm, respektim të drejtave dhe përmirësim të kualitetit të jetës të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Sipas tij, njohja nga Serbia duhet me qenë pjesë e kësaj pakoje të marrëveshjes, dhe jo formula siç i quan ai tokë për paqe, e cila i takon mendësisë së para Luftës së Dytë Botërore në Evropë, që shteteve ju bëheshin kompenzime territoriale në emër të fitores në luftë.

Më poshtë, lexojeni shkrimin e Lulzim Pecit:

Kosoves i duhet nje marreveshje me Serbine qe siguron marredhenie te qendrueshme te fqinjesise se mire, me funksionalitet te brendshem, respektim te drejtave dhe permiresim te kualitetit te jetes te serbeve ne Kosove dhe shqiptareve ne Luginen e Presheves. Njohja nga Serbia duhet te jete pjese e kesaj pakoje te marreveshjes, dhe jo formula toke per paqe, e cila i takon mendesise se para Luftes se Dyte Boterore ne Evrope, kur shteteve ju beheshin kompenzime territoriale ne emer te fitores ne lufte, apo humbnin territore si ndeshkim per disfatat ushtarake.

Nese Serbia nuk pranon kete lloj zgjidhje, ajo nuk do te kete te ardhme evropiane, ndoshta edhe se bashku me ne, dhe llogaria do te jete e rende per dy palet. Nese deshirojme t’i bashkangjitemi BE-se, atehere zgjidhjet duhet te jene evropiane, e bazuar ne paprekshmerine e kufinjeve, drejtat e njeriut dhe ato kolektive, me demokraci dhe sundim te ligjit.

Nuk duhet te harrojme se ka raste kur eshte marrur Cmimi Nobel per Paqe, si ajo Jaser Arafatit, Jicak Rabinit dhe Shimon Peresit per arritjes e Marreveshjes se Oslos te v. 1993, dhe sot pas 25 viteve paqja ne mes Izraelit dhe Palestines, nuk shihet ne horizont, dhe kjo pikerisht pasi marreveshja nuk ka siguruar bazament per nje paqe te qendrueshme dhe marredhenie te mira fqinjesore. Duhet te nxjerrim mesime se cfare mund te sjellin marreveshjet konfikt-nxitese “paqesore”, dhe nje i tille pikerisht mund te jete opcioni i ndarjes se Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat