Veseli: Lista Serbe nuk mund të na shantazhojë

Aktuale

Veseli: Lista Serbe nuk mund të na shantazhojë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:24
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kundërshtuar kërcënimet e Listës Serbe me votim të një mocioni eventual mosbesimi ndaj qeverisë.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Veselii cili është kryetar i partnerit më të madh në qeverinë e Kosovës, PDK, tha se qeveria nuk do t’u dorëzohet shantazheve.

Komentet e Veselit erdhën pak ditë pasi Lista Serbe kërcënoi me votim të mosbesimit ndaj qeverisë pas imponimit të taksës doganoe prej 10% ndaj produkteve serbe e boshnjake që hyjnë në territorin e Kosovës.

“Ky vend e ka vetëm një sovran, e ai është qytetari i Kosovës. Nëse dikush tenton me minimalizu qenien e shtetit tonë, karriga s’na intereson. E bartim vendimarrjën te sovrani. S’mundet askush me na kushtëzu, e shantazhu. Asnjë ditë s’mund ta shtantazhojnë as PDK-në, e besoj as partnerët tanë të koalicionit e kryeministrin Ramush Haradinaj”, tha Veseli.

Lista Serbe është pjesë e qeverisë së Kosovës me një zëvendës kryeministër dhe tre ministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat