Pacolli: Në Paris u hap kapitulli i afirmimit të shtetit të Kosovës

Aktuale

Pacolli: Në Paris u hap kapitulli i afirmimit të shtetit të Kosovës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:32
Behgjet Pacolli

Gjatë qëndrimit dy ditor në Paris, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë atë me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavusoglu si dhe homologë dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga mbi 50 shtete të botës.

“Në ceremoni, gjatë drekës dhe në margjina të kësaj ngjarje kisha mundësi të takohem me shumë homologë të mi e liderë botërorë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Pompeo, të cilin e ftova për vizitë dhe i cili e shprehu gatishmërinë që të vijë në Kosovë”, tha Pacolli.

“Paqja dhe Siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për t’i kontribuar kësaj sigurie. Ky është përcaktimi ynë primar dhe në funksion të kësaj është edhe angazhimi ynë për tu bërë anëtarë i Interpol-it dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë ndërkombëtare”, ka thënë numri dy i Qeverisë.  

Ai shtoi se fundjava shënoi një sukses të jashtëzakonshëm të diplomacisë së Kosovës dhe beson se ky sukses do të vazhdojë me energji maksimale në sfidën e radhës, në Interpol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat