OSBE do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e sigurisë publike

Aktuale

OSBE do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e sigurisë publike

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:35
Ekrem Mustafa në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Mustafa theksoi se mision kryesor i MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Ai falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe në shumë projekte të përbashkëta mes dy institucioneve.

Ndërsa Braathu i konfirmoi ministrit Mustafa se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat