Haradinaj: Qëndrimi i listës serbe është vullnet i tyre politik

Aktuale

Haradinaj: Qëndrimi i listës serbe është vullnet i tyre politik

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që taksa ndaj produkteve serbe të rritet.

Këto deklarime kreu i ekzekutivit i bëri pas takimit që zhvilloi me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.

I pyetur për kërcënimet nga Lista Serbe për rrëzim të Qeverisë, Haradinaj tha se ai është qëndrim i tyre të cilën nuk e diktojmë.

Haradinaj: Mund të rritet taksa

“Para se me shkua në zgjedhje të reja po kqyrim me e nxjerr liberalizimin, e para se me nxjerr në parlament nuk kemi pse me spekulua... Sa i përket qendërimit të partnerit të koalicionit në këtë rast të Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të tyre, është vullnet i lirë politik dhe ne nuk e diktojmë atë. Kuptohet agjenda e Kosovës vazhdon, jemi në punë...u  tha mundet edhe me u rrit taksa, mundet me u bë edhe më naltë”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera po punojnë që të kryen disa detyra shtesë për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat