Dy pyetjet e Haki Abazit për Thaçin dhe takimin e tij me Putinin

Aktuale

Dy pyetjet e Haki Abazit për Thaçin dhe takimin e tij me Putinin

Nga: N.Sh Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:01
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi thotë se konfirmimi që presidenti rus Vladimir Putin, ia ka bë presidentit Hashim Thaçi për përkrahjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi, është konfirmim se sa e dëmshme është marrëveshja edhe pse Gjermania nuk e pranon korrigjimin.

Abazi përmes një postimi në Facebook, pyet se, nëse ka pas takim, në cilën gjuhë është mbajtur dhe çka u tha saktësisht, si dhe pyet se sa i kanë kushtuar qytetarëve të Kosovës bisedat pa mandat të Hashim Thaçit

“...konfirmimi që Putini e përkrah marrëveshjen është konfirmim sa e dëmshme është marrëveshje dhe pse Gjermania nuk pranon korrigjim.

Dy pyetje: nëse ka pasë takim në cilën gjuhë qenka mbajtur takimi dhe çka u tha saktësisht dhe dy sa i kanë kushtuar qytetarëve të Kosovës bisedat pa mandat të Thaçit. E kam fjalën edhe buxhet edhe toke?”, shkruan Abazi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat