Mediat serbe zbulojnë se kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Aktuale

Mediat serbe zbulojnë se kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:01
Aleksandar Vuçiq, Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Brenda një viti Bashkimi Evropian, po dëshiron që të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Kështu të paktën raporton sot media serbe.

Burimet e kësaj agjencie thonë se do të bëhet punë e madhe, që marrëveshja finale të arrihet vitin e ardhshëm.

“Ne do të bëjmë gjithçka në vitin që ka mbetur që të arrijmë deri të normalizimi i gjithëmbarshëm i raporteve, por nuk jemi të vetmit nga të cilët varet kjo”, i është përgjigjur medias serbe nga burime diplomatike në Bruksel.

Takimi i fundit që e patën Thaçi dhe Vuçiq ishte të premten.

Një datë e re për takimin mes tyre ende nuk është bërë e ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat