Ministri Shala jep detaje për taksën ndaj mallrave serbe

Aktuale

Ministri Shala jep detaje për taksën ndaj mallrave serbe

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 23:41
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka dhënë detaje rreth vendosjes së taksës për 10 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hecegovina.

Ai ka shpjeguar se propozimin për një taksë të tillë e ka propozuar ai në mbledhjen e Qeverisë, e cila i është miratuar.

“Propozimin e kam bërë unë dhe është miratuar në qeveri’, tha Shala.

Thotë se për këtë çështje ka pajtueshmëri të plotë në koalicionin qeverisës.

“Ku vendim është marrë pas një propozimi tim dhe si pasojë e ankesave të njëpasnjëshme të prodhuesve tanë që i kanë shfaqur në MTI në kontinuitet”, tha Shala.

“Një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm për Qeverinë e Kosovës. Unë mendoj se masa prej 10 për qind duhet të rritet”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat