Haradinaj kërkoi anulim të seancës, mirëpo Xhavit Haliti i hap punimet në Kuvend

Aktuale

Haradinaj kërkoi anulim të seancës, mirëpo Xhavit Haliti i hap punimet në Kuvend

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:35
Xhavit Haliti

Mbi 40 deputetë të Kuvendit të Republikës janë të pranishëm në sallën e Parlamentit.

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti ka hapur punimet e seancës së jashtëzakonshme të kërkuar nga Ramush Haradinaj rreth çështjeve evropiane.

“Shqyrtimi i pakove të ligjit dhe agjentes integruese evropiane”, ishte pika e vetme e rendit të ditës, 

Ndryshe, kryeministri Haradinaj dje është pajtuar që ta shtyhet për një ditë tjetër seancën e thirrur nga vetë ai, ku do diskutohej për pakon e ligjeve për agjendën evropiane.

Haradinaj ka kërkuar që me urgjencë të trajtohet projektligji për kodin penal, projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, ai për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale dhe projektligji për përgjegjësinë disiplinore, projektligje këto që lidhen me ERA dhe  liberalizimin e vizave.

“Me mujt me i përshpejtua punët në komisionin tuaj dhe komisionet tjera me ardhur tek një seancë plenare, me mujt një afat kohor sa më të shkurt të mundur, me mund me raportua për miratimin në lexim të dytë. Nuk po kërkojmë me prish cilësinë e ligjeve, por të paktën po kërkojmë në afat më të shpejt kohor se mundësitë janë reale me hy në agjendë, pra çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën  në agjendën e Këshillit të Evropës”, ishte shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat