Hoti kritikon koalicionin PAN dhe kryeministrin Haradinaj

Aktuale

Hoti kritikon koalicionin PAN dhe kryeministrin Haradinaj

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:49
Avdullah Hoti

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese evropiane.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se partia e tij po merr pjesë në seancë për shkak të qëndrimit konstruktiv, mirëpo koalicioni PAN nuk shkojnë në Kuvend.

“Sot, me kërkese te Kryeministrit, është kërkuar seance e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës. Ne përputhje me qëndrimin konstruktiv te LDK-se për te mbështetur agjendën e integrimit evropian te Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtarë qe kërkojnë 2/3 e votave, ne sot po marrim pjese ne seance për te votuar këto ligje. Por, as Kryeministri dhe as grupet parlamentare te koalicionit PAN nuk vijnë ne Kuvend”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat