Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit: Produktet vendore më cilësore se ato serbe

Aktuale

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit: Produktet vendore më cilësore se ato serbe

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:58
Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka mbajtur sot konferencë për media, ku kanë vlerësuar se është rritur vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës sa i përket konsumimit të produkteve vendore, duke pohuar se janë më cilësore se sa ato të Serbisë.

Ky Këshill ka thënë madje se nuk duhet heshtur në raport ndaj veprave të Qeverisë së Serbisë, pasi ajo vetëm po e dëmton shëndetin e qytetarëve të Kosovës me produktet e saj si dhe po e dëmton rëndë edhe ekonominë e vendit.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu, ka kërkuar që presidenti Hashim Thaçi t’i ngritë si çështje në dialog problemet që po ballafaqohen qytetarët nga dëmet që po iu shkaktohen nga produktet serbe, ndërsa tha se nëse do paqe për dialog le të kërkojë nga Aleksandar Vuçiq që të ndalojë armiqësinë ndaj kosovarëve duke penguar çdo herë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme, 

Sipas këtij këshilli, nëse Serbia nuk respekton marrëveshjet, atëherë taksa duhet të rritet apo edhe të merret vendim në anulim të tërësishëm të importimit të mallrave. Aty u bë e ditur se më 26 nëntor do të mbahet takim me Qeverinë e Shqipërisë, ku do të kërkohet edhe bashkëpunim në sektorin e mallrave ushqimore.

Në këtë konferencë me titull “Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia” është kërkuar që kosovarëve t’ju bëhet furnizim me mallra ushqimore nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia dhe Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat