“Kosova në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve, politikanëve milioner”

Aktuale

“Kosova në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve, politikanëve milioner”

Nga: N.Sh Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:37
Flamuri i Kosovës

Kosova ka mbetur në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasësve dhe politikanëve milioner, thotë kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami.

Ai thotë se Kosova është eksperiment i rrallë.

“Eksperimentohet me shtet, pasaportë, polici, autonomi, jo ushtri, jo sovranitet, jo qëndrueshmëri, as mish e as peshk!!!! Çka është Kosova lind pyetja!!!”, shkruan Islami në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot.

Ja shkrimi i plotë:

Kosova në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve, politikanëve milioner. Kosova eksperiment i rrallë i bërë diku në koordinatat gjeografike të planetit tokë për studim!!! Eksperimentohet me shtet, pasaportë, polici, autonomi, jo ushtri, jo sovranitet, jo qëndrueshmëri, as mish e as peshk!!!! Çka është Kosova lind pyetja!!!

E tash duhet rreshtuar ose me eksperimentin, ose kah ndërtimi i shtetit ligjor, për tu bërë e dyta duhen protesta, duhet ndershmëri, duhet të duam shtetin tonë përndryshe e para do të la Kosovën edhe me dekada eksperiment në epruvetën e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat