Sveçla: Policia dhe KFOR-i u desh të bastisnin Thaçin, ka mundësi të ketë helm që ia ka dhënë Putini

Aktuale

Sveçla: Policia dhe KFOR-i u desh të bastisnin Thaçin, ka mundësi të ketë helm që ia ka dhënë Putini

Nga: N.A Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:41
Xhelal Sveçla

Të ndryshme kanë qenë reagime te deputetëve kosovarë lidhur me takimin e presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla  ka reaguar ndaj takimit Thaçi dhe Putin, uke thënë se Policia e Kosovës dhe KFOR-i është dashur që të ndalonin Thaçin në Kosovë me të hyrë në aeroport dhe ta bastisnin.

Sveçka deklaruar se ka mundësi që Thaçi të ketë ndonjë epruvetë me vete me plutonium a novichok a helme të ndryshme nervore, që ia ka dhënë Putini, për t’i eliminuar opozitarët e Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.

Me poshte mund te lexoni statusin e plotë:

Policia e Kosovës dhe KFOR-in është dashur që porsa u kthye Thaçi në Kosovë ta ndalonin në aeroport dhe ta bastisin. Sepse, ka mundësi të ketë ndonjë epruvetë me vete me plutonium a novichok a helme të ndryshme nervore, që ia ka dhënë Putini për t'i eliminuar opozitarët e VETËVENDOSJE!-s dhe gazetarët kritikë.
Prej Putinit, Vuçiqit e tash edhe Hashës asgjë të mirë vendi jonë nuk pret.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat