Ish deputeti i Kosovës, Gani Geci e ka komentuar takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me Vladimir Putinin në Paris.
Geci thotë se, prej vitit 1994 është lëshuar alarmi për rrezikun Masksist-Leninist dhe Stanilist.
Ai thotë se, gjatë luftës disa hajna të UÇK-së me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm e kanë arrestuar Sejdi Kocen për shkak të një artikulli të shkruar se rruga e LDK-së është Prishtinë-Tiranë-Romë-Washington, kurse rruga e disa anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm është Prishtinë-Tiranë-Athinë-Moskë.
Geci thotë se pas 20 vjetësh, Hashim Thaci, ish-drejtor politik i UÇK-së, bëri publike rrugën e tij drejt Moskës.
Geci tutje tregon se këta të fundit qysh në atë kohë i kanë mësuar fëmijët të përshëndesin me grusht.
Ja shkrimi i Gani Gecit:
Të nderuar qytetar,
që nga viti 1994/95 besa edhe më herët kemi pas lëshur alarmin për rrezikun nga Marksist- Leninistet dhe Stalinistet, ka qenë gazetari Mufail Limani, qe ka pas shkruar një artikull të gjatë me titull “Ballistet dhe Marksist Leninistet e Skenderajit”.ne Zerin Javor aso kohe.
Qysh atëherë e kemi ditur se klasa politike Marksist Leniniste që ishte iniltruar në LDK, luftën e kishte për marrjen e Kalasë nga brenda edhe më vonë, kemi tërhekur vërejtjen për rrezikun nga këta njerëz pro Rusë.
A e dini pse gjatë luftës nga disa Hajna brenda UÇK-së me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, në vitin 1998 ishte arrestuar Sejdi Koca patrioti më i madhë i Drenicës sepse kishte shkruar një artikull se Rruga e LDK-së është Prishtinë -Tiranë -Romë-Washington, ndërsa RRuga e disa anyarve te Shtabit të Përgjithshëm te UÇK-së ështe Prishtinë -Tiranë -Athinë -Moskë, për këte shkrim u arrestua Sejdi Koca dhe u mbajt 8 ditë në podrumin e shtepise së Tefik Hajnit në Vaganicë nga një grup hajnash në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Qysh atëherë Moskovitet mësonin fëmijët që të përshëndesnin me grusht në emër të UÇK-së , me muaj te ter na është dashur ta largojm këtë përshendetje Ruse nga Drenica.
Tash 20 vjet më vonë drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-se e beri publike rrugën e tij drejt Moskës.
Ikja nga Berlini dhe rreshtimi në krahët e Moskës bashkë me Sirin e Asadit dhe me Turqin e Erdoganit
Kjo jep me kuptua se LDK-ja dega në Skenderaj e ka pas të ditur qysh moti rrugën e tyre e ktyre drejt Moskës.