Doris Pack: A ka Serbia probleme tjera, perveç se të merret me një fotografi

Aktuale

Doris Pack: A ka Serbia probleme tjera, perveç se të merret me një fotografi

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:02
Doris Pack

Ish eurodeputetja, Doris Pack është përfshirë në debatin për vendet ku janë ulur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Aleksander Vuçiq gjatë ceremonisë për shënimin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Mediat atje, kanë mbushur ballinat me skenarë të ndryshëm për mënyrën se ku është ulur Thaçi dhe ku Vuçiqi.

Me këtë rast, ka reaguar ish eurodeptuteja, Doris Pack, ndaj një postimi të Petrit Selimit, i cili ka kritikuar mediat serbe për prodhimin e lajmeve të rrejshme dhe gjuhën fyese që ato përdorin.

“Ky është një lajm i rremë. Nëse kjo fotografi bën kaq shumë zhurmë, unë seriozisht pyes vetën nëse Serbia nuk ka ndonjë problem tjetër”, ka shkuar ajo në profilin e saj në Twitter. Pack edhe në të kaluarën ka qenë ndër personalitetet gjermane që më së ashpri ka kritikuar Serbinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat