Hoxha vlerëson lartë qëndrimet e Sholtes dhe Fajon rreth liberalizimit të vizave

Aktuale

Hoxha vlerëson lartë qëndrimet e Sholtes dhe Fajon rreth liberalizimit të vizave

Nga: N.H Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:52
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar lart deklaratat e euro deputetit dhe Raportuesit për Kosovën Igor Sholtes dhe Raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Tanja Fajon.

Hoxha ka theksuar se, “Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”, përcjell "Bota sot".

Ja postimi i plotë:

“Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.

Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat