NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë

Aktuale

NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:26
Salvatore Cuoci

NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e tyre të tanishëm. FSK është forcë profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal. Nëse mandati do të ndryshojë, Këshilli Veriatlantik do të rishikojë angazhimin e NATO-së në Kosovë.

Është shumë e rëndësishme që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të FSK-së, të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aleatët e NATO-së, ka deklaruar për televizionin publik gjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci.

Sipas tij “NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë përmes KFOR-it”.

Në pyetjen se cili do të jetë roli i NATO-së në Kosovë pas formimit të FSK-së, njëshi i KFOR-it ritheksoi se ” në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së, Këshilli Veriatlantik do të rishikojë nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë”.

“Kjo do të thotë se 29 anëtarët e NATO-së duhet të dakordësohen për fushëveprimin e ardhshëm t NATO-së në Kosovë”, ka deklaruar mes tjerash komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Cuoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat