Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Rusia e përkrah marrëveshjen e Kosovës me Serbinë. Këtë deklaratë Thaçi e ka thënë pas që është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ndërsa, Rrustemi në një postimi në Facebook ka shkruar se Rusia e din çfarë përmban kjo marrëveshje, por Kuvendi dhe populli Kosovës jo.
Postimi i plotë:
Në rresht ulur prapa Putinit, me të kishte takim, ndersa me Trumpin veç foto, ambasadori rus konfirmon se Rusia përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi, marrëveshjen që Rusia e di çka përmban, por populli e Kuvendi i Kosovës jo. Ndërsa Gjermania kundërshton dhe përditë na paralajmëron për rreziqet!