Nitaj i reagon Hotit: Përpara se të kërkoni shpërbërjen e Kuvendit, kërkoni llogari nga administrata

Aktuale

Nitaj i reagon Hotit: Përpara se të kërkoni shpërbërjen e Kuvendit, kërkoni llogari nga administrata

Nga: G.B Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:55
Komisioni për Bujqësi

Deputeti nga radhët e AAK-së, njëherësh kryetari i Komisionit për Bujqësi, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj shefit të GP-së së LDK-së, Abdullah Hoti, i cili ka thënë se Kuvendi duhet të shpërbëhet, pasi kanë dështuar të mblidhen disa komisione në mungesë të kuorumit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj ka thënë se kjo është dështim i administratës së komisioneve që nuk kanë asnjë hamonizim në mes vete, pasi deputetët janë anëtarë të dy komisioneve që mblidhen njëkohësisht dhe ata nuk mund të ndahen në dysh për të qenë prezent në të dyja komisionet, përcjell Bota sot.

Andaj,, ai ka thënë se përpara se të kërkohet të shpërbëhet Kuvendi, duhet kërkuar llogari nga ata që për shkak të moskoordinimit po i bëjnë punët llugë.

Postimi i tij i plotë:

Shefi i GP te LDK, Abdullah Hoti, paska thene se duhet te shperbehet Kuvendi i Kosoves, sepse sot paskan deshtuar te mblidhen disa komisione per mungese kuorumi!

Zoti Hoti paska harruar te thotë se pjesa dermuese e deputeteve jane anetare ne dy komisione te ndryshme dhe shpesh mbledhjet e komisioneve thirren ne te njejten dite dhe ne te njeten ore. Natyrisht deputetet nuk mund te shkyhen dhe te jene prezent ne dy vende te ndryshme njekohesisht! 
Ky eshte deshtim i administrates se komisionve qe nuk kane asnje harmonizim ndermjet veti e jo i deputeteve! 
Psh Komisioni per Bujqesi qe une e kryesoj sot gjithe diten ka qene ne vizite pune ne terren, vizite qe ishte paracaktuar nje jave me pare, dhe natyrisht anetaret e tij, nuk kane mundur te ndahen ne dysh. 
Prandaj sa thirrni shperberjen e Kuvendit, kerkoni llogari nga ata qe per shkak te moskoordinimit i bejne punet lluge dhe je vetem ne komisione por shpesh edhe ne seanca plenare, sic ishte rasti i seances se fundit! 
MN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat