“Mid’hat Frashëri ishte kundër vendit”, historiani kundër Porodinit: “Veterani” hetues që i thotë “kriminel lufte”…

Aktuale

“Mid’hat Frashëri ishte kundër vendit”, historiani kundër Porodinit: “Veterani” hetues që i thotë “kriminel lufte”…

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:10

Nga Kastriot Dervishi Odise/ Mihal Porodini, në emër të gjithë persekutorëve të mbështjellë në një organizatë sovjetike gjoja veteranësh, guxoi dje të përsërisë të të njëjtat sharje e fyerje që babai i tij shpirtëror, krimineli tjetër Enver Hoxha, ka thënë për 50 vjet.

Porodini që u paraqit si “veteran lufte” paralajmëroi “pasoja” në emër të organizatës së parazitëve nostalgjikë komunistë, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse qendër propagande e gjithë persekutorëve të djeshëm të diktaturës.

Image

Paralajmërimi i Porodinit nuk ishte gjë tjetër veçse shprehje për shkatërrimin e pritshëm të varrit e Mit’hat Frashërit. Po cili është “veterani”? I vitlindjes 1930, me profesion bujk, ka qenë 9 vjeç kur ka filluar lufta dhe 14 vjeç kur ka mbaruar ajo. Të ishte për të dhe kallëpin që përfaqëson, gjermanët rrinin edhe 1 mijë vjet këtu rehat fare. Biografia e Porodinit është interesante. Në vitet 1951-1956 ka qenë hetues në Gjirokastër; më 1957-1961 hetues në degën e hetuesisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit; më 1963-1969 hetues e kryehetues në DPB Korçë. Më 1974-1982 zëvendëskryetar dege në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB dhe më 1982-1983 hetues në DPB Tiranë. Ka kaluar nëpër duar sa e sa antikomunistë. Prej vitit 1983, për këtë veprimtari që vetëm njerëzore nuk është, i rëndon buxhetit të shtetit për kohën e pensionit që i ha. / 55news.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat