“Fillon përplasja e madhe Thaçi – Haradinaj”, kjo është arsyeja

Aktuale

“Fillon përplasja e madhe Thaçi – Haradinaj”, kjo është arsyeja

Nga: N.Sh Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:36
Hashim Thaç, Ramush Haradinaj

Profesor Dr. Binak Maxharraj thotë se ka fillu përplasja e madhe ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka përmendur dy deklarata njëra e presidentit Thaçi dhe tjetra e Vuçiqit.

Maxharraj pohon se, kryeministri Haradinaj ia qiti rrentë për lendinë presidentit Hashim Thaçi.

E përplasjen e Thaçit dhe Haradinajt e quan të pakompromisë Maxharraj, sepse është në pyetje fytyra dhe tradhtia midis tyre.

“Ramush Haradinaj e tha te vetën i tregoi popullit së nuk është fjala për korrigjim të kufijve por de facto për ndarjen e Veriut, pjesën me përrallore te mbuluem me ar. Më këtë populli nuk ka së çka të pretë ma nga Hashim Thaçi. Puna e tij doli për dritë nuk mundet ma ta mjegulloi edhe më tutje”, shkruan Maxharraj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë shkrimi i plotë i Binak Maxharrajt:

FILLON E PËRPLASJA E MADHE THAÇI - HARAJDINAJ.

Dialogu midis Thaçit dhe Vuçiq sillej rreth kësaj:

-Thaçi: "Më Serbinë do te kemi kompromise te dhimbshme".

-Vuçiq: "Nuk ka kuptim dialogu pa marrë diçka nga Kosova".

Rreth këtij boshti u soll biseda ne dialogun midis Thaçit dhe Vuçiqit. Bile Thaçi qe nga Pranvera nuk e hiqte nga goja kompromisin e dhimbshëm me Serbin. E mjegulloi aq shumë ne mënyrë të turpshme këtë, që here thoshte ndarje,herë copëtim e me se shumti korrigjim te kufirit. E alarmoi këtë si telalli kah do qe shkojke nëpër botë.

Sot Kryeministri i Kosovës Ramush Harajdinaj ne emisioni Pressing te T7 ia qiti Thaçit rrentë për ledinë, kur e zbuloi se pas te gjitha atyre trillimeve ne stilin e tij kamuflues si: ndarje, coptim dhe korrigjim, ne fakt qëndron ndarja e Kosovës. Haradinaj e kishte ne dorë planin e këtyre dyve,bile aq te përpikët sa e tregonte sakët pikë për pikë se kah do te kaloj kufiri për ndarjen e Kosovës. Më këtë humë Trepça krenaria e Kosovës qe çdo shtet i botes ia kishte lakmi.

Tashti fillon përplasja e madhe midis Thaçit dhe Haradinaj dhe te matën së kush i ka brirët më te mbrehët. Kjo do te jete një përplasje e pakompromisë, sepse është në pyetje fytyra dhe tradhtia midis tyre.

Ramush Haradinaj e tha te vetën i tregoi popullit së nuk është fjala për korrigjim të kufinjeve por de facto për ndarjen e Veriut, pjesën me përrallore te mbuluem me ar. Më këtë populli nuk ka së çka të pretë ma nga Hashim Thaçi. Puna e tij doli për dritë nuk mundet ma ta mjegulloi edhe më tutje.

Populli duhet urgjentisht të hyjë në lojë për ta ndaluar këtë te keqe,por

Mbetet te shihet së si do te sillet Hashim Thaçi pas kësaj "tradhetije"qe ja bani Ramush Haradinaj. Nuk dihet se çka do te flasë me tutje ,pasiqe adutet kryesore si ato ndarje, coptim, korigjim nuk i pijnë ujë ma sepse Ramushi ia dekonspiroi ia qiti për fushë,se është fjala për ndarjen e Kosovës. Thaçit nuk i ka mbete tjeter gjë te thotë sepse te gjitha rrenat i duelën për ledinë.

Tashti pritet diçka tjetër përplasja përfundimtare shkaterrimtare deri ne shkatërrimin e njeri tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat