Limaj i përgjigjet Daçiqit: Gjykata e Hagës ka konfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së, Beogradi nuk e përcakton kryenegocaitorin

Aktuale

Limaj i përgjigjet Daçiqit: Gjykata e Hagës ka konfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së, Beogradi nuk e përcakton kryenegocaitorin

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:34
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit, duke pohuar se as Daçiqi e as askush nuk mund t’ia përcaktojë Kosovës se kush negocion për dialogun.

Shefi i politikës së jashtme serbe, Ivica Daçiqi sot në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, të mos e udhëheq delegacionin e Kosovës për dialog me Serbinë në Bruksel.

Liamj në një prononcim për KosovaPress, ka theksuar se deklarimi i Ivica Daçiqit sot duke keqpërdorë prezencën e tij në Këshillin e Sigurimit, edhe njëherë shpërfaqë politikën serbe, shpërfaqë hipokrizinë e politikës që e udhëheq Daçiqi në njërën anë, dhe në anën tjetër joseriozitetin dhe josinqeritetin në raport me atë çka flasin për dialogun.

“E para as Daçiqi e as askush nuk mund t’ia përcaktojë Kosovës se kush negocion për dialogun, dhe tendenca për t’u përzier se kush negocion, kjo tregon se ata nuk janë serioz në temat për të cilat flasin nga do që shkojnë, gjoja për një dialog dhe për një marrëveshje për paqe.

E dyta është hipokrizi për faktin që pikërisht nga vendi ku ka folur sot Daçiqi, është ai vend që ka formuar Gjykatën Penale të Hagës, në të cilën unë kam dal, ju kam përgjigjur, nuk jam fshehur, sikur kriminelët serbë, të cilët Daçiqi i glorifikon, kur t’i jepet rasti. Kam shkuar në gjykatë, jam përballur me drejtësinë dhe me vendim të kësaj gjykate jam shpallur i pafajshëm. Bota e civilizuar i vlerëson vendimet e gjykatës”, tha Limaj ndërsa ka ironizuar deklaratat e zyrtarëve të Beogradit, të cilët “kanë dëshirë shumë me i thënë vetës qytetari e civilizuar, tregon mese miri që ata kurrë nuk janë të gatshëm të pranojnë asnjë standard të qytetarisë në raport me përputhshmërinë e politikës serbe”.

Z. Limaj ka vlerësuar se Daçiqi është njeri i fundit në këtë botë që mund të flet për një temë të tillë, për faktin që ai ka qenë ushtari i Millosheviqit, regjim të cilin Gjykata e themeluar nga Këshilli i Sigurimit, i ka dënuar gjeneralët e tij për krimet e kryera.

Në muajin shtator, Qeveria e Kosovës formuar ekipin negociator që do ta përfaqësojë Kosovën në bisedime me Serbinë. Këtij ekipi i prin zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ndërsa pjesë e delegacionin do të jenë zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi, si dhe Avni Arifi e Mahir Jagxhilar. Po ashtu qeveria i ka bërë thirrje edhe opozitës që t’i ketë përfaqësuesit e vetë në delegacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat