Çka e pyeti Thaçi Putinin?

Aktuale

Çka e pyeti Thaçi Putinin?

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 23:13
Thaçi dhe Putin

Takimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homolgun e tij rus, Vladimir Putin gjatë shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, ngjalli reagime në sferën publike.

Thaçi ka deklaruar se gjatë këtij takimi është biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësisë së arritjes të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese.

Bekim Çollaku, Këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar në RTV 21 se çka e pyeti direkt Thaçi, Putinin.

“Presidenti ka shfrytëzuar këtë mundësi të jashtëzakonshme që në mënyrë direkte,  drejtëpërdrejt, t’i bëjë atë pyetjen e vetme e cila na intereson neve si shtet dhe si qytetarë se në qoftë se ne arrijmë marrëveshje me Serbinë a do të jetë Rusia pengesë edhe më tutje apo jo për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Çollaku.

Sipas tij në kuadër të shënimit të këtij përvjetori të Luftës së Parë Botërore Kosova ka arritur maksimumin në kuadër të diplomacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat