Kush ishte “pro” Kosovës e kush me Serbinë në Këshillin e Sigurimit në OKB

Aktuale

Kush ishte “pro” Kosovës e kush me Serbinë në Këshillin e Sigurimit në OKB

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 08:42
Këshillimi i Sigurimit

Këshillimi i Sigurimit diskutoi për Kosovën në mbledhjen e radhës të ftuar në New York. Shtete të fuqishme botërore shfaqën qëndrimet e tyre në raport me Kosovën.

Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit diskutuan për Kosovën në mbledhjen e ftuar të mërkurën në New York. Media ka publikuar një artikull duke veçuar shtetit që ishin pro dhe kundër qëndrimeve të Serbisë në raport me Kosovën.

Përfaqësuesi i Rusisë kishte theksuar se pajtohet plotësisht me vlerësimet e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq që theksoi se në Kosovë ekzistojnë probleme serioze dhe të thella që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme

Ai po ashtu u ankua për vendimin e Prishtinës për rritje të tarifës së taksës në 10 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Rusia u ankua edhe për planet e Prishtinës për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri të Kosovës si dhe shtoi se Gjykata Speciale ende nuk ka filluar punën. Kurse, shtete të tjera si Kina kanë thënë se respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Përfaqësuesi i shtetit kryesues të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit tha se Pekini përshëndet gatishmërinë e Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e dialogut dhe bën thirrje për arritjen e marrëveshjes, transmeton lajmi.net. Ambasadorja e Britanisë së Madhe ka thënë se respektojnë rëndësinë e UNMIK-ut në stabilizimin e raporteve por thekson se gjendja në Kosovë ka ndryshuar shumë për dallim nga 20 vite më parë.

Ajo po ashtu bëri thirrje për pranimin e Kosovës në INTERPOL në Asamblenë e Përgjithshme që do të fillojë të dielën. Ajo po ashtu theksoi se Britania e Madhe mbështet Beogradin dhe Prishtinën në arritjen e marrëveshjeve si rezultat i dialogut të tyre në Bruksel.

Përfaqësuesi i SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka thënë se tani është koha “që të dyja palët të jenë fleksibile dhe të arrihet kompromisi”. Ai shtoi se SHBA do të mbështesë bisedimet në çdo mënyrë të mundshme si dhe “seriozisht do të mbikëqyr” çdo marrëveshje të qëndrueshme dhe të dobishme në arritjen e stabilitetit për të dyja shtetet. Përfaqësuesi i Holandës ka mbështetur dialogun e udhëhequr në Bruksel por theksoi se duhet pranuar përparimin që ka shënuar Kosova.

Ai theksoi se gjendja aktuale në Kosovë është e tillë që mundëson zhvillimin e seancave dy herë në vit, duke u bazuar edhe në raportin e sekretarit të përgjithshëm që ka konsideruar kufizimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 

Përfaqësuesja e Polonisë ka thënë se shteti i saj ndjek situatën në Kosovë dhe theksoi se situata është e qetë. Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë theksoi se është i rëndësishëm vazhdimi i dialogut nën drejtimin e Bashkimit Evropian në mënyrë të të arrihet avancim i theksueshëm në arritjen e zgjidhjes përfundimtare për çështjen e Kosovës.

Përfaqësuesja e Francës ka bërë thirrje për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës duke përshëndetur përpjekjet e Federica Mogherinit e cila ka bërë thirrje për të dyja palët të shfaqin gatishmëri për kompromis.

Guinea Ekuatoriale ka apeluar që të dyja shtetet ta vazhdojnë dialogun dhe se marrëveshjet e mundshme duhet të jenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe zgjidhja e pranueshme për të dyja palët. Përfaqësuesi diplomatik i Suedisë theksoi se janë bërë hapa të rëndësishëm në normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës duke theksuar se marrëveshja është e nevojshme për normalizimin e gjithë rajonit.

Ambasadorja e Etiopisë u shpreh se shteti i saj mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Ajo përshëndeti dialogun e Beogradit dhe Prishtinës nën drejtimin e Bashkimit Evropian. Ambasadorët e Bolivisë dhe Perusë kanë bërë thirrje për respektimin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Të dyja shtetet nga Amerika e Jugut kanë lavdëruar punën e UNMIK-ut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat