Derisa dikur vlerësohej bukuria klasike dhe ajo natyrale, duket që sot më shumë pëlqehen femrat të cilat janë të fshehura dhe të mbuluara nga grimi e botoksi.
Kundër këtij fenomeni që çdo ditë e më shumë po bëhet trend, ka reaguar psikologu kosovar, Ardian Gola,
Ky i fundit madje shkruan për patriarkalizimin, ku ‘thumbon’ burrat modern të cilët sipas tij po joshën nga pamja seksuale. Madje ai shembull ka marrë këngëtaren shqiptare, Enca Haxhia.
Ky është postimi i plotë i psikologut:
Patriarkalizmit sot nuk i duhet fytyra hijerende, me rrudha, me mustaqe, me mjekerr e me qime vetullash te ngritura nalte. Jo! Sot fytyra e patriarkalizmit vjen me sasi t’rrasta makijazhi dhe mundesisht me disa plotesime botoksi. Ky eshte patriarkalizmi modern, i cili pushtetin e riprodhon permes pamjeve seksualisht joshese ndryshe prej atij klasik, ku pushtetin e mirembane permes pamjeve qe ngjallin frike dhe permbajtje.