Aktakuzë për një zyrtar të komunës, Lladrovci e suspendon nga puna

Aktuale

Aktakuzë për një zyrtar të komunës, Lladrovci e suspendon nga puna

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Një shërbyes civil në komunën e Drenasit dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare për dhjetë vjet.

Ndaj të njëjtit G.SH është ngritur aktakuza nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas aktakuzës shërbyesi civil G.SH, dyshohet se gjatë viteve 2008 deri në vitin 2018, ka keqpërdor pozitën e tij zyrtare, me ç'rast dyshohet se ka kryer veprën penale të përvetësimit në detyrë nga nenin 425, si dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, nga neni 421 i Kodit Penal. 

“Me qellim që procedura penale ndaj të pandehurit të zhvillohet në mënyrë sa më objektive dhe e papenguar, pa paragjykuar përfundimin e procesit, si dhe në pajtim me nenin 69 të Ligjit për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Drenasit,  Ramiz Lladrovci ka marrë vendim që shërbyesi civil G. Sh. të suspendohet nga puna, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat